TEKSTESHQIP

Gillespie
Mes Rreshtave
Lyrics

Me diellin rrezatoj
ti ec nëpër mjegull
dy rreshta të ndryshëm
por ne ndodhemi në ta

Unë e ndjej ngrohtësinë
e ti nuk sheh dot
prapë në rreshtin e tretë
e kuptojmë ku jemi

Ecim n'drejtime të kundërta
por ndodhemi përballë
desha t'vazhdoj edhe pak
por erdh rreshti i fundit

Ne jemi shumë afër
mënjanuam edhe mjegullën
mund ta qëlloni ku jemi?
Këtu diku mes rreshtave