M'i Vrave Buzët

Një gotë verë kisha, të kuqe si gjak,
E shihja dhe nuk guxoja ta pija vetë.
Më parë, thashë, ta vizatoj pak nga pak,
Në ngjyrën e saj dashuria nis e flet.

Por ja që vera, nëse e lë shumë kështu,
Shijen e trazon si një sy me ndrojtje.
E ofroj tek buzët dhe prek pak ashtu,
Atje ku dikur u ul, o shpirt, buza jote.

Nuk prita shumë, nisa ta pi me etje,
Magjia e saj trupin në çast ma përflaku.
Buzët m’i vrave me buzët e një tjetre,
Sot buzët e tua pikojnë pika gjaku.

- poezi nga Gjenovefa Myrtaj


Nuk ka akoma asnjë votë