E Para Dhe E Fundit Dashuri

Ah, sikur të të puth dhe njëherë të vetme,
Si të putha dikur, me atë afsh e atë zjarr.
Të gjitha u tretën pas si një pikëz vese,
Veç dashurinë tënde do ta marr në varr.
Ah, sikur të kthehet njëherë rini e humbur,

Ku pa bekimin e Zotit, më more në gji;
Po dhe kështu, ajo dashuri ishte e bukur,
Ishte e ëmbël për ne ajo dashuri.

Por sikur vet Zoti të ndjejë pak pendesë,
Që dashurinë tonë e humbi në harrim.
Unë për ty në çast bëhem mbretëreshë,
Ti, në çast, për mua bëhesh mbreti im.

Ah, sikur të të kisha këtu pranë ca çaste,
Të të pushtoj e çmendur, të të fus në gji.
Do lindja e do vdisja brenda një nate,
Ti je për mua e para dhe e fundit dashuri.

- poezi nga Gjenovefa Myrtaj


Nuk ka akoma asnjë votë