Eci vetëm nëpër vende turma humbur dalë-ngadalë
Mjegull kam përpara midis reve nuk po shoh dot larg
Koha po kalon e duket se nga këtu jo nuk po dal
Kohën dua ta ndal
Mbyllur në mendime se një ditë unë prap do ta fitoj
Atë çfarë kam humbur, kurrë më nuk do ta lëshoj
Edhe pse nuk di me çfarë e si t’ja nis e ku dua të dal
Koha duket ka ndal
E sotmja u bë dje e nesër po jetoj
Por kokën prapa mbaj se dot s’e lë të shkojë
Përpara kam veç kohën që kalon më shpejt se ç’vjen
E prap mua këtu më gjen
Iku edhe një natë pa gjumë e drita prap me ditën vjen
Më me natën plot rrëmujë e zhurma punë s’dua të kem
Do s’do kur pa njerëz je, ndihesh si në faj
Mendjen duhet ta ndaj
E sotmja u bë dje e nesër po jetoj
Por kokën prapa mbaj se dot s’e lë të shkojë
Përpara kam veç kohën që kalon më shpejt se ç’vjen
E sotmja u bë dje e nesër po jetoj
Por kokën prapa mbaj se dot s’e lë të shkojë
Përpara kam veç kohën që kalon më shpejt se ç’vjen
E prap mua këtu më gjen
Vjen prap nata vetëm jam por me njeri s’dua të flas
Rri që rri do ulem, do mundohem t’shkruaj nja dy fjalë
Se çfarë kam ndërmend as vetë s’e di por diçka ka me dal
Kohën s’munda ta ndal
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.
KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:
Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.
VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?
Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Dje".
3. Video është e këngës "Dje", por nuk këndohet nga Gjergj Kaçinari.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.