Gjergj Leka

Gjergj Leka: Muzika Tallava Më Dëmton Nervat

{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}
[22-06-2013]
Per heren e pare ne Shqiperi,organizohet nje projekt artistik e kulturor dedikuar konkretisht familjeve shqiptare e te huaja gjate muajve te pushimeve ne bregdetin shqiptar. Kantautori Gjergj Leka dhe stafi i tij ne bashkepunim me nje resort ne qytetin bregdetar te Vlores, jane ideatoret e ketij projekti origjinal. FAMILY PROJECT ka per qellim edukimin muzikor-artistik te femijeve si dhe te rriturve gjate qendrimit ne zonat turistike shqiptare, ne nje interviste per suplementin “Summer Time” Gjergji tregon disa hollesira ne lidhje me kete projekt dhe me krijimtarine e tij si kantautor.

Si lindi ideja e ketij projekti?

Ideja e projektit lindi natyrshem duke pare perpjekjet e medha qe po behen ne Shqiperi nga shteti dhe subjektet private per zhvillimin e turizmit ne vend. Edhe pse kohet e fundit strukturat turistike jane permiresuar, sidomos ne jug, mungojne sherbimet ndihmese te domosdoshme ne keto struktura. Nje nga keto sherbime dedikuar pushuesit shqiptar e te huaj eshte edhe organizimi i kohes ditore me art, kulture e muzike. Deri tani ne pergjithesi, kudo organizohen thjesht mbremje muzikore shume here te zhurmshme dhe pa nivel. Keto lloj eventesh me shume demtojne kulturen shqiptare e sidomos zhurma e krijuar nga muzika tallava ne plazh, demton edhe nervat e pushuesit.

E gjitha kjo eshte me pagese apo falas?

Kjo eshte edhe pyetja me interesante….cdo sherbim per pushuesin shqiptar e te huaj do te jete falas! Kuptohet, qe pushuesit do te kontaktojne zyren e eventeve ne resorin qe na ka mirepritur, per oraret si dhe ne rrjetet sociale cdo dite, do te kene mundesine te prenotojne online. Pergatitja artistike, regjistrimet muzikore, argetimi buze detit si dhe eventet artistike do te ofrohen gratis per te gjithe. Te them te drejten, ky projekt nuk do te realizohet ne qofte se nuk do te kishim mbeshtetjen logjistike dhe ekonomike te resorit ne Vlore qe na ka mundesuar kete projekt, sidomos te administratorit te saj, zotit Astrit Birce. Mendoj se ky fakt duhet te sherbeje si shembull edhe per te gjithe resortet e tjera turistike si dhe per strukturat shteterore qe merren me promovimin e turizmit shqiptar.

Çfare vlerash percjell ky projekt?

“Family project , mendoj se nga vete emri qe mban kuptohet qellimi i tij: Familja. Jam i sigurt qe kete projekt do ta organizojne shume resorte te tjera turistike me pas. Mos harrojme se duke qene nje projekt pilot, kete sezon do te ofrohet gratis per pushuesit. Mendoj se duke filluar nga sezoni i ardhshem duhet vene nje pagese minimale per keto sherbime te vlefshme per pushuesin, keshtu do te kemi mundesine te shtojme edhe stafin tone me elemente te tjere, gjithmone ne sherbim te familjeve shqiptare e te huaja.

Sa do te zgjase ky projekt?

Projekti do te zgjase nga data 1 korrik deri ne 15 shtator.

Po ju si artist cfare perfitoni nga ky projekt?

Ne radhe te pare, une dhe stafi im perfitojme talente te reja qe gjithmone na duhen per aktivitetet tona, si dhe nje pagese qe na mundeson qendrimin dhe aktivitetin. Pastaj,e dime shume mire sa jane kostot e pergatitjes dhe prodhimit muzikor ne studiot shqiptare, kur vetem realizimi i nje kenge arrin deri ne 2.000 euro! Mjafton qe keto tarifa te hiqen dhe jam i bindur qe shume talente te reja shqiptare do te afrohen per prodhimet e tyre diskografike dhe te pergatiten artistikisht per daljen e tyre ne skene.

Kjo do te thote se ju per gati dy muaj e gjysme do te shpernguleni ne Vlore?

E ku ka me bukur? A durohet Tirana ne vere??

A ka kritere perzgjedhese per ata te rinj apo femije qe do te behen pjese e ketij projekti?

Kushdo mund te marre pjese. Ne promot tona kemi publikuar sloganin, nga 10 deri 100 vjec…

Mendoni se do te kete nje gjithperfshirje ne keto aktivitete apo gjithsesi do te kete rezerva nga prinderit per t’i lejuar femijet e tyre?

Rezerva? Absolutisht jo, sepse projekti nuk i dedikohet vetem femijeve por gjithe familjes. Mendoni pak sa prinder kane patur deshiren te behen artiste dikur, e nuk i eshte dhene mundesia, qofte per cmimet e larta, ose edhe per dyshimet e destinacionit ne jeten e tyre…

Per sa kohe mendoni se do te jene gati per te interpretuar ne skene, duke marre parasysh se mund te jene aty per periudha te shkurtra kohore?

Per femijet, pergatitja muzikore nuk ka qellim ne vetvete interpretimin ne skene, por ne radhe te pare, prinderit te dine a ka talent apo jo femija, dhe pergatitja artistike e muzikore te sherbeje edhe per ti ofruar familjes nje sherbim shume te vlefshem kulturor dhe argetues gjate qendrimit, qofte edhe te shkurter.

Nderkaq a do te kemi nje kenge apo klip tuajin ,por kete here ju si kantautor?

Shume shpejt do te dali klipi i ri. Kesaj radhe kam dicka qe me prek direkt. Para pak ditesh u shua ne Trieste, babai im Kostandin Leka, i cili ka qene frymezimi dhe idhulli im gjate gjithe jetes e karrieres sime. Kete kenge te klipit ia dedikoj vetem atij…
 (Yllka Selita Koha Jone)

Gjergj Leka: Muzika Tallava Më Dëmton Nervat


Komente 0