>
BIOSHQIP
Biografia
Është një këngëtare shqiptare të muzikës pop dhe popullore. Gjysta ka publikuar disa albume dhe ka publikuar nje mori videoklipesh. Përveç këndimit, Gjystja shkruan edhe tekste për këngë, merret me dizajn grafik dhe me rregullimin e montazhit të videoklipeve. Prej shumë vitesh është e martuar me Sokol Vulaj. Emri i saj tashmë është bërë i njohur në muzikën shqiptare. Tani ajo është bërë shumë e adhuruar nga të gjithë shqipatrët kudo jetojnë. Zëri i saj ka arritur të depërtojë pothuajse në çdo shtëpi shqiptare. Është pjesëmarrëse e shumë koncerteve ku publiku asnjehere nuk mungon.

Në vitin 2000, Gjyste Vulaj publikon albumin "1 2 3 4...".

Në vitin 2001, Gjyste Vulaj publikon albumin "O Ju Motra".

Në vitin 2002, Gjyste Vulaj publikon albumin "Jam E Embel Si Sheqer".

Në vitin 2002, Gjyste Vulaj publikon albumin "100%".

Në vitin 2003, Gjyste Vulaj publikon albumin "Me Miqte".

Në vitin 2004, Gjyste Vulaj publikon albumin "S'jam Per Ty".

Në vitin 2004, Gjyste Vulaj publikon albumin "Me Hitet".

Në vitin 2004, Gjyste Vulaj publikon albumin "Me Lejo Te Te Puth Nje Here".

Në vitin 2005, Gjyste Vulaj publikon albumin "Me Te Mirat".

Në vitin 2006, Gjyste Vulaj publikon albumin "Me Ke Borxh".

Më datë 27 Mars 2007, Gjeke Dushaj publikon videoklipin "Te Kroni I Traboinit", në bashkëpunim me Gjyste Vulaj.

Në vitin 2007, Gjyste Vulaj publikon albumin "Vdeksha Per Ty".

Në vitin 2008, Gjyste Vulaj publikon albumin "Shah Mat" me 15 kenge te cilat kane qene hite te veres 2009.

Më datë 8 Dhjetor 2008, Gjyste Vulaj publikon videoklipin "Me Ty Pa Ty".

Në vitin 2010, Gjyste Vulaj publikon albumin "Je 1-Sh", i cili pati shitje te jashtezakonshme dhe perfshin 14 kenge.

Në Qershor 2011, Gjyste Vulaj merr pjesë në Çelësi Muzikor 5 me këngën "Vdekërisht Të Dashuroj", ku fitoi çmimin e parë ne zhanrin popullor.

Në Tetor 2011, Gjyste Vulaj merr pjesë në Zhurma Show 2011 me këngën "A Behesh Merak", nje kenge kjo e cila u shoqerua edhe me nje videoklip te xhiruar nga Max Production. Ajo u nominua ne disa çmime, por ajo arriti te rrembeje çmimin "Best Album", nje çmim shume i rendesihem ky dhe qe cilesohet si çmimi i dyte i festivalit.

Në vitin 2011, Gjyste Vulaj publikon albumin "A Behesh Merak", i cili perfshin gjithsej 8 këngë.

Në vitin 2012, Gjyste Vulaj publikon albumin "Zoti S'rrehet".

Gjatë vitit 2013, Gjyste Vulaj u bë nënë për herë të dytë. Pas vajzës që tashmë e kishte Gjyste Vulaj u bë nënë edhe e një djaloshi bukurosh të cilin e quajti Besart, i cili lindi në muajin Shkurt të vitit 2013. Duket shumë e entuziasmuar për ardhjen në jetë të të birit të saj që sipas Gjystes ja ka ndryshuar jetën dhe së është shumë mirë që çdo femër në moshën e saj të ketë nga një fëmijë në atë moshë. Pas një pauze të shkurtër Gjyste Vulaj iu kthye skenës dhe fansave të saj të cilët e presin ngado që shkon nëpër koncerte, të cilët jo vetëm kanë mundësi ta prekin artisten e tyre të preferuar por edhe të pinë kafe me të. Ajo është shumë e afërt me fansat dhe shkon ngado ku ka shqiptarë. Një gjë tjetër shumë interesante është që gjatë vitit 2013 Gjyste Vulaj kishte vendosur të mirrej me bamirësi dhe kishte vendosur ti shesë fustanet e saj Dolce&Gabana të cilat I kishte blerë për 5000 dollarë dhe se me paratë që do të shiteshin prej tyre do të ndihmoheshin personat me nevojë.

Më datë 26 Korrik 2014, Gjyste Vulaj publikon videoklipin "Veç Një Herë Me T'puthë Fort". Muzika e këngës u punua nga Sokol Vulaj, teksti u shkrua nga vetë Gjyste Vulaj, ndërsa për orkestrimin u kujdes Sokol Vulaj. Videoklipi u prodhua nga Max Production. Me këtë këngë, Gjyste Vulaj merr pjesë në Zhurma Show 2014 në vitin 2014.

Më datë 30 Qershor 2015, Gjyste Vulaj publikon videoklipin "Maximum".

Më datë 3 Maj 2016, Gjyste Vulaj publikon videoklipin "Tik Tak".

Më datë 29 Qershor 2016, Gjyste Vulaj publikon videoklipin "A Po E Keni Hot".

Më datë 2 Mars 2017, Gjyste Vulaj publikon videoklipin "Sonte Bëjm Nam!".

Më datë 24 Janar 2019, Gjyste Vulaj publikon videoklipin "Askush Si Na!".
DËRGOI: