>
BIOSHQIP
Biografia
Glejvis Lleshaj, i njohur si vetëm Glejvis, ka kryer shkollën e mesme në Kukës, në gjimnazin “Havzi Nela, Kukës” (2016-2019). Ka vazhduar studimet për Arte skenike me profil “regji” në Universtitein Europian të Tiranës (2019 e në vazhdim).

Ka marrë cmimin e parë në “Fest Kukës 2012”.
Ka marrë cmimin e interpretimit më të mirë në “Fest Kukës 2013”
Ka marrë cmimin e dytë në “Fest Kukës 2014”
Ka marrë cmimin e tretë në “Fest Kukës 2015”
Ka qenë pjesmarrës në kompedicionin “The voice of Albania”(2015).
Ka marrë certifikata artistike për kontributin e vecantë të dhënë në aktiviteti si : “Bulizmi”, “7-8 Marsi”, “Holokausi” etj. në aktivitet e zhvilluara nga “Bashkia Kukës” në bashkëpunim me Pallatin e Kukturës “Hasan Prishtina, Kukës” (2016-2019).
Aktor në filimin me metrazh të shkurtër “the Hidden Light” (2017).
Ka realizuar recitalin e tij te parë me titull “ Thunder’s of Soul” (25 Maj 2018)
Ka marrë cmimin si interpretuesi më i mirë “Fjala Artistike Kukës”(2018).
Aktor ne filimin “Loja” (2020).
Pjesë e programacionit të “Teatrit Kombëtar” ( maj 2020).
Pjesë e programcionit të “Teatrit Kombëtar” (qershor 2020).
Pjesëmarrës në “Rising Stars Festival” (gusht 2020).
Fitues i cmimit “ The best compedition” në festivalin “Rising stars”.
Pjesëmarrës ne festivalin “A-Mol”, Kosovë(tetor 2020) dhe fitues i cmimit te dytë në kategorinë “V”.
Pjesëmarrës ne festivalin “Teen fest”, kosove (12 dhjetor 2020) dhe fitues i cmimit “Favorite Artist” dhe i cmimit “Interpretimi më i mirë”.

Në vitin 2013, Glejvis merr pjesë në Gjeniu I Vogel 5.

Në vitin 2015, Glejvis merr pjesë në X Factor Albania 4.

Më datë 13 Mars 2019, Glejvis publikon videoklipin "A Je E Njejta Ti?".

Më datë 26 Shtator 2019, Glejvis publikon videoklipin "E Ndjej Qe M’Don".

Në Shtator 2019, Glejvis merr pjesë në Kënga Magjike 2019 me këngën "13".

Në vitin 2019, Glejvis publikon albumin "666, të kompozuar dhe të shkruar nga ai vetë.

Në Mars 2021, Glejvis merr pjesë në Kënga Magjike 2021 me këngën "Lot".

Më datë 16 Qershor 2021, Glejvis & Sikki publikojnë videoklipin "Tjeter Ke". Orkestrimi i këngës u punua nga Glejvis.

Në vitin 2023, Glejvis merr pjesë në X Factor Albania 5.