Më mbaj mend (për 1 muaj)

Gresa Behluli Së Shpejti Videoklipi I Ri

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1
[07-09-2015]
Këngëtarja Gresa Behluli ndonëse ka një kohë që i ka munguar skenës sonë me paraqitjet e saja nëpër videoklipe mirëpo fansat e saj duhet të bëjnë vetëm edhe pak durim pasi ajo shumë shpejt po rikthehet...

Ndonëse është më shumë e angazhuar me profesionin e saj si juriste, ku punon edhe në zyrën e kryeministrit në Prishtinë, mzuika prap se prap mbetet një nga hobi-t më të preferuar të Gresës.



Teksteshqip.Com mëson se ajo do të rikthehet shumë shpejt me një videoklip të ri, ku lajmin për ardhjen e këtij klipi e ka bërë të ditur vetë Gresa teksa ka postuar disa foto gjatë xhirimit të klipit në rrjetin e saj social në facebook.

Pa dashur të zbulojë shumë detaje, Gresa vetëm ka treguar se klipi i ri do të vjen shumë shpejt dhe se paraqitja e saj në të do të jetë më e veçantë, madje në njërën nga fotot e postuara shihet Gresa me një veshje mjaft elegante brenda në pishinë.



Për styling-un e Gresës do të kujdeset si gjithmonë Besiana Behluli, njëherit motra e saj e cila është kujdesur për paraqitjen e saj edhe në shumë videoklipe & evente të tjera, ndërsa për make up-in ajo ka bashkpunuar me Kaltrina Qoqaj.
 (B.A/Teksteshqip.Com)



Komente 0