TEKSTESHQIP

Grupi Polifonik I Dukatit
Tek Mikja Do Shkoja
Lyrics

U nisa një natë
tek mikja të shkoja
gjumi nuk më zinte
më vinte duroja

Dhe dritën e hënës
desha që ta fikja
nata të më fshihte
të shkoja tek mikja

Ashtu e de doja
natën errësirë
rrugën ta kaloja
e mbaja më mirë

Ajo rrinte zgjuar
diçka mërmëriste
hapat kish’ përgjuar
mua po më priste

Apo zogu i natës
e kish’ lajmëruar
ndaj po priste mikja
ndaj më rrinte zgjuar