Më mbaj mend (për 1 muaj)

Guillaume Apollinaire
(1880-1918)
  • Vendlindja:
  • Rome 
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  5

Guillaume Apollinaire është shkrimtar i huaj. Guillame Apollinaire u lind ne Itali, ku kaloi femijerine dhe rinine. Ne vitin 1886, familja e tij zhvendoset ne jug te Frances, ku ai shkollohet, ndersa ne vitin 1899 shperngulet ne Paris. Ketu ai mrekullohet nga bibliotekat e pasura e njekohesisht nis te shkruaje. Ne vitin 1909, Apolineri boton librin e pare, "Magjistari i kalbet", rrefim ne proze i frymezuar nga legjendat mesjetare frenge. Ne kete periudhe talenti i tij shperthen dhe botimet ndjekin njeri tjetrin, per te kulmuar me vellimin poetik "Alkoole" dhe ate kritik "Piktoret kubiste", meditime estetike. Me shperthimin e luftes se pare boterore, ai angazhohet ne artileri, por plaga qe merr ne koke ne mars 1916 e detyron ta lere frontin e te kthehet ne Paris. Ne fund te atij viti ai boton vellimin me novela "Vrasja e poetit", kurse ne vitin 1917 dramen "Gjinjte e Tiresias", qe mbahet si vepra inaguruese e surrealizmit. Ne vitin 1918 del nga shtypi vellimi poetik "Kaligrama", qe shquhet per format e reja dhe teknikat novatore, te cilat adaptohen masivisht nga brezi i poeteve moderne mes dy lufterave boterore. Ate vit, ne maj Apolineri martohet, por semundja e gripit spanjoll nuk i la kohe ta gezoje lumturine e re sepse ne nentor te po atij viti ai vdes.

» Dërgo Korrigjime »

» Poezitë »

Komente

Asnjë Koment


Komente mbi këtë artist


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet