>
BIOSHQIP

Hajrizi Rikthehet Fuqishëm Në Muzikë

15-04-2016
Pas një pauze ai po rikthehet në skenën muzikore fuqishëm si një talent i rrallë dhe me një vokal të mrekullueshëm. Hajriz Berisha duket se ka pasur një aryse të madhe për të pauzuar në muzikë: ''Po,kam pasur pauzë se kam pas të shkoj në shërbimin ushtarak'', thekson Hajrizi në bisedën e tij të fundit për media. Kënga e tij e fundit po ecën shumë mirë pasiqë vokali i tij potent ka bërë për vete shumë fansa. Po sa i kënaqur është ai? ''Jam shumë i kënaqur dhe i përshëndes gjithë ata që e dëgjojnë këngën 'Zemra të mallkon' duke i falenderuar për mbështetjen e tyre. Tekstin e këngës e ka shkruar Lulzana Pajaziti ndërsa për punën e më tejme është kujdesur Eroll Dogani dhe Naim Qukiqi'', thekson më tej Hajrizi i cili për momentin ka shumë plane në muzikë duke përfunduar albumin e ri dhe disa videoklipe. ''Kam shumë plane, të realizoj albumin dhe disa videoklipe por të gjitha me rradhë''. Ndërkohë në anën tjetër atë e pret një verë e stërngarkuar me ahengje familjare. ''Jam mjaft i angazhuar në dasma dhe ahengje familjare të ndryshme'', shton më tej këngëtari Berisha derisa këngën e fundit po e lë surprizë.
(Blerand Rexhepi - Teksteshqip.Com)