>
LETERSISHQIP

Për Ty Dimnin E Bëj Verë

Fryni erë, erë e Drinit
E ia mori lulen blinit,
Lulja e blinit ra në kroje
Ku pin ujë, moj çikë Tropoje


Mjer kush t'pa e lum kush t'pa
E ngrin zogun për hava!

T'kam pasë thanë, çikë, një herë:
Për ty dimnin e bëj verë,
Verë e vjeshtë, mori çikë,
T'piqet molla nën qerpikë

Mjer kush t'pa e lum kush t'ka
E ngrin zogun për hava!

Dallëndyshe, rri, mos ik,
Krahun tënd e ka qerpik,
Kush këndon për ty një kangë
Zanin zogjve ua ka marrë

Mjer kush t'pa e lum kush t'pa
E ngrin zogun për hava!