>
LETERSISHQIP

Një Ylber Mbi Bjeshkë E Lëshova

Një ylber mbi bjeshkë e lshova,
Emnin tand, në ylber shkrova
Sa herë malli për ty më merr,
Bjen ylberi mbi Shkelzen

Në ylber të gjeta ty
Lidha bashkë, Valbonë e Dri,
Drin yt, bre, drita-drita
Si ylber mbi bjeshkë e ngjita

Refreni:
O ylberi i Valbonës
Ti je syni i çikës Tropojës,
Fjalë e zemra lidh si urë,
Gurra t'bardha çel në gur

Moj Valbonë me shkumë e valë,
Falma mua një ujvarë
E t'ja çoj syzezës z'bardhë,
T'ja freskoj të bukrin ballë

Syni i saj, bre, me ylbere,
Po e len çikninë ksaj vere
E në vjeshtë do bien tupanat,
Do t'i thrrasim krushq ujvarat!