>
LETERSISHQIP

Bota Është Sa Një Zemer

Blero, blero
E bëhu yll,
Se unë për ty,
Do të jem qiell

Kaltro, kaltro,
Si e din vet',
Se unë për ty,
Do bëhem det

Je si një lot
Që nuk ka emër,
E gjithë kjo botë
Ësht' sa një zemër

Ah, syri i bukur,
Syri i zi,
Ti je i pari
Që thyen kufi!

Kjo botë pastë
Një perëndi
Që ta ketë emrin
Oh, bukuri!