>
LETERSISHQIP

Ndalu N'vuthaj, Zogu I Bjeshkës

Amanet, mor zogu i bjeshkës,
Kur t'kalosh majë Jezercës,
Ndalu n'Vuthaj, n'bjeshkë t'Gucisë
Ku rrin Ora e shqiptarisë!

Kqyri bjeshkët, vend për vend,
N'ata Vuthaj, në Kelmend,
Prej atje niset Valbona,
Nuse bjeshkësh, n'trojet tona

Atje është besa e nderi,
Ali Pasha e Jakup Feri,
Atje, nderi i shqiptarisë,
Prej n'Çakorr, deri n'Vranicë

Del te krojet e Ali Pashës,
Si liqeni, syni i vashës,
Ku ka shkelë kamba e vuthjanit,
Asht zbardhë faqja e vatanit