>
LETERSISHQIP

Rastësi

Dhe…, thonë se rastesisht Lindin mrekulli te,
dhe thonë se “rasti qenka mbret i botës”,
(s’)beson që rastesisht u ndanë horizontet
(s’)beson që rastësisht të dashurit takohen!?

Rastesisht udhëtoja me trenin e vone,
ne peronin e parë marr ulësen prane dritarës,
a thua rastesisht mu shfaqe ti ne xham
dhe germat e emrit tënd që gjej ne reklama.

Rastesisht u takuam apo pritëm rast,
të udhëtojmë ne bashk në kujtime,
per dritën e ylbertë do vë sot bast,
që rastesisht bashk do vdesim…

e shtrenjta ime!