>
BIOSHQIP

Hekuran Krasniqi Nuk Ka Të Ndalur

19-07-2012
Është mbushur me mjaft energji dhe po e pushton tregun muzikor me hite të njëpasnjëshme të cilat vazhdon t'i lansojë gjatë këtij sezoni. Këngëtari Hekuran Krasniqi sapo ka realizuar videoklipin e këngës "Dasma shqiptare", një klip i paparë deri më tani që po pushton kanalet televizive. Sipas Hekuranit, "Dasma Shqiptare" është një projekt i realizuar për nder të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. "E veçanta e këtij klipi është pjesëmarrja e shumë njerëzve në veçanti njësiti 'Arbëri' ish-ushtarët e UÇK-së, ku tekstin e këngës dhe regjinë e klipit e ka përgatitur Imer Veliu, ndërsa muzikën dhe orkestrimin e kam realizuar vetë në studion "By Heki" ka thënë ai për "Zëri". Vendet e xhirimit të spotit janë në fshatin Kukaj në ambientet e Etno Teatrit të regjisorit Fadil Hysaj. Hekurani së fundi ka realizuar edhe duetin "Më prit Çamëri" me këngëtaren nga Shqipëria Ponin dhe reperin Gold Ag. Ndonëse edhe dueti "Oferta më e mirë" me Nikin po pritet mjaft mirë nga publiku. "Kam pasur mjaft shumë duete kohëve të fundit dhe të gjitha kanë rezultuar me mjaft sukses. Tani presim edhe një duet tjetër me Lindin nga Zvicra ku së shpejti do të dalim me një këngë dhe klip të ri", ka thënë në fund Hekurani.
(K. Bajrami / zeri)

Hekuran Krasniqi Nuk Ka Të Ndalur