>
BIOSHQIP

Bleona Qereti Dhe Hekuran Krasniqi Miq Të Ngushtë

21-11-2014
Bleona Qereti dhe Hekuran Krasniqi vazhdojnë te jenë miq te ngushtë pas suksesit që kishin së bashku me këngë Mandarina. Gjate turneut të fundit që Bleona realizoj me koncerte nëpër trojet shqiptare duket se momentet e veçanta i ka ndarë me mikun e saj Hekuran Krasniqi.

Në foto vërehet një afërsi ne mes tyre e cila na bënë të kuptojmë se Bleona vazhdon të jetë e lumtur me bashkëpunimin që ka pasur me Hekuranin.

A është kjo një pikënisje për bashkëpunime të reja në mes këtyre dyve mbetet te shihet në të ardhmen, raporton Indeksonline.Krasniqi në vazhdimësi ka promovuar sukseset e Bleonës nëpër botë e veçanërisht në SHBA ku ajo jeton dhe vepron.

Për Indeksonline Krasniqi thotë se Bleona është një artiste e jashtëzakonshme dhe një këngëtare e madhe. " Sukseset e Bleona Qeretit në Usa përkatësisht në “Bravo Tv Euros of Hollyëood”, na bëjnë të krenohemi me yllin Shqiptarë Bleona Qereti, pasi që ajo po tregon zgjuarsi, aftësi dhe pjekuri njerëzore dhe artistike. Ndjehem i privilegjuar që pata rastin të bashkëpunojë me të dhe për më tepër ne jemi edhe miq të ngushtë, unë jam mik edhe i familjes Qereti" tha këngëtari Hekuran Krasniqi.

Në video shihet Hekurani dhe Bleona gjatë turneut që realizuan së bashku nëpër qytete të ndryshme si Vlorë, Elbasan, Shkodër, Tetovë, Prishtinë, Tiranë etj.
(Indeksonline)

Bleona Qereti Dhe Hekuran Krasniqi Miq Të Ngushtë