>
BIOSHQIP
Biografia
Kam kryer shkollen Fillore dhe të mesmme ne Nivokaz (Gjakovë). Në kohën kur doja të regjistrohesha në fakultetin e Mjeksisë, gjendja e pergjithshme në Kosovë filloj të keqësohej shumë, kështuqë unë si shumë të rinjë të tjerë u detyrova ta lëshoj vendlindjen duke marrë rrugen e mërgimit. Zgjodha Zvicren per arsye se këtu ishin edhe shumë antarë të tjerë të familjes. Kuptohet këtu u ndesha me një realitet të ri që ishte edhe shumë sfidues për mua... vend i huaj dhe njerzë e gjuhë tjetër.

Falë përkrahjes së madhe nga familjarët e mi që ishin këtu dhe vullnetit tim të madhë që të integrohesha sa ma shpejtë, mundësisë që ofronte vetë shteti për të huajt, filluan të më qeleshin rrugët e suksesit tim një nga një, duke filluar nga shkollimi, puna e kështu me radhë. Krahas punës dhe shkollimit tim ishte edhe pasioni për këngen që më shoqëronte qysh nga fëmijërija. Kështu që falë ndryshimit të gjendjes së përgjithshme në Kosovë, mendova se tashmë ishin krijuar kushtet më të mira që t’i çasësha kënges, ku çdo këngëtar mund të gjënte veten dhe adhuruesit e tij pa e harruar këtu vlerën muzikore.

Përkrahja dhe kurajo që më dhanë shumë kompozitorë dhe këngëtarë më bëri që të filloja edhe inqizimin e këngeve të para, duke pasuar pastaj edhe albumi im i parë që u prit shumë mirë nga publiku gjë kjo që më inkurajoi që të mos i ndahem kënges së bukur. Më këtë rastë dëshiroj ti falenderoj veqanarisht kompozitorët Edmond Zhulalin dhe Burim Krasniqin që gjithnjë jepin maksimumin që këngët e mia të jenë me vlerë dhe të dëgjueshme nga publiku. Përkrahja e vazhdueshme e publikut bëri që pas një kohe relativisht të shkurt të dalë në shitje edhe albumi im i dytë i cili u pritë jashtzakonisht mirë si nga publiku ashtu edhe nga kritika. Paraqitja ime në festivale dhe në ekrane televizive më bënë edhe më përgjegjës në përzgjedhjen e teksteve, muzikës dhe të kompozitorve që këngët e mia të kenë edhe vlera të mëdhe artistike.

Krahas punës sime në shëndetsi dhe shkollimit tim të vazhdueshem në po këtë drejtim, vazhdoj t’i përkushtohem gjithnjë kënges së bukur. Tani pos 2 Klipeve që i kam mbaruar me Produksionin 21 jam duke pritur edhe daljen e albumit tim të tretë me këngë popullore i cili do të përmbaj kryesisht këngë dasmash. Besoj se edhe ky Album do të pëlqehet nga Publiku. Në të ardhmen shpresoj të kam më shumë urime nga pacientët e mi e më shumë duartrokitje nga publiku.

Në Qershor 2007, Hysen Smajli merr pjesë në Polifest 2007 me këngën "Dashuro".

Në Qershor 2008, Hysen Smajli merr pjesë në Polifest 2008 me këngën "Dashuro".

Më datë 29 Janar 2009, Hysen Smajli publikon videoklipin "Ti Si Nuse, Une Si Dhender".

Më datë 30 Janar 2017, Hysen Smajli publikon videoklipin "Dasma Po Shkelqen".

Më datë 30 Janar 2017, Hysen Smajli publikon videoklipin "Kam Gabuar". Për orkestrimin u kujdes Xhevdet Gashi.

Më datë 1 Qershor 2023, Hysen Smajli publikon videoklipin "Po Kthehem Kosovë". Muzika e këngës është kompozuar nga Ilir Berani, ndërsa për orkestrimin u kujdes Edmond Zhulali.