>
BIOSHQIP

(1926-2004)

Biografia
Ibrahim Tukiçi u lind në Shkodër me 5 prill 1926, ku bëri edhe shkollën fillore e të mesme. Ai studioi në Konservatorin "Çajkovski" të Moskës në Rusi. Pas mbarimit të studimeve në vitin 1957 u emërua në Teatrin e Operas dhe Baletit, ndërsa interpretoi në shumë pjesë klasike, si "Kavaleria Rustikana", "Nusja e shitur', "Mrika", "Pranvera", "Madam Batërflaj" "Lulja e Kujtimit", operën "Zgjimi", Rigoleto, si dhe vitet e fundit të karrierës së tij ka kënduar në operat shqiptare "Goca e Kaçanikut", "Borana", etj. Tukiçi njihet dhe për interpretimin e këngës popullore midis të cilave "Kenke nuri i bukurisë", "Bishtalecat palë-palë", "Hajde gjyle", "Mic Sokoli", etj. Për aktivitetet e tij, Tukiqi është nderuar me çmime, medalje dhe tituj të ndryshëm siç mund të përmendim çmimin e dytë në Festivalin e Rinisë në Bukuresht të Rumanisë, në vitin 1953. Diplomën për festivalin e Vjenës në Austri në vitin 1958. Ka marrë titujt Artist i Merituar në 1951 dhe Artisti i Popullit, në vitin 1985.

Në Dhjetor 1962, Ibrahim Tukiçi & Avni Mula marrin pjesë në Festivali I 1-Ë Në Rtsh me këngën "Jeta E Re Ne Na Pret".

Në Dhjetor 1966, Ibrahim Tukiqi merr pjesë në Festivali i 5-të në RTSH me këngën "Rojet Legjendare".

Dy djemte e tij janë muzikantët e njohur David dhe Genc Tukiçi.
Vdiq në Tiranë më 24 maj 2004. dhe për nder të tij, një rrugë në Tiranë mban emrin Ibrahim Tukiçi.