TEKSTESHQIP

Ilir Shaqiri
Djem Petrita Ka Rrit Drenica
Lyrics

Djem petrita ka rrit Drenica,
Ne krahët e saj o shifet lavdia 3x

Vjen urimi sikur të mali
Trendafil me buzë të çdonjani
Brez pas brezi u kah vjen koha
Të lumtë dora e tu shtoftë votra
lum për ne ooo vllazën e motra.

Shiu i marsit e soll ylberin,
Shamizeza e puth mermerin,
Nana plakë o i këput dy lule
Nja prej zemre o nja prej tufe,
E hap gjoksin o e nxjerr mallin,
Heu Drenicë o ta falsha djalin 2x
Ku ban dritë ooo për idealin

Vjen pranvera e çelin lule, 2x
Kësaj Drenice i hedh mbi supe
Karajfila o dora-dora,
Kah pranverës o sot i mblodha

Ta stolisim gjoksin me lule 2x
Ca të bardha o ca të kuqe
Ta bajmë shtatin ooo porsi nuse