TEKSTESHQIP

Ilir Shaqiri & Arben Krasniqi
Çelë Shabani
Lyrics

Sa ka çelë agu prej territ
Sa ka nisë me zbardhun drita,
Falë me shëndet hej Jakup Ferri
Ja po zdirgjem me petrita.
Vij nga Stakaj te Rugovës
Me stuhi e fjolla t’borës.
Sa t’ketë gurë e sa t’ketë lisa,
Sa t’ketë burra e djem me plisa
Bash si shqipe lëshohen rrahut
E ja marrin kang’s majëkrahut:
Maje malesh ka ra ngrica
Këtu s’ka vend jo për kapica.
Refreni:
Bjeshka bjeshkën po e dvetë
Çelë Shabani ku na ka mbetë
N’fushë t’Nokshiqit bregut t’Limit
Tre t’pakokë pranë shtatit t’trimit.
Shtatë varrue tue ba gjamë
S’ka ç’me i pa e zeza nanë,
Ballë për ballë jeta dhe vdekja.
Dymdhetëmijë me tetë mijë veta.
Çela sheh tutje mënjanë
Trimat jo me numër s’maten,
Sali Jahën Zo ku e kam
Gju’n me t’majtë e pret me t’djathten,
Kaje Shabanja, Gala vetë
Si kulçedër na i lëshon rrufetë.
Kapedan ndër kapedana
Kanë ba be n’shqipe t’flamurit,
S’ka kthim mbrapa, i bekoftë zana
Se nuk l’kundet fjalë e burrit,
Brez pas brezi e djalë pas djali
Lavdimadhi Çelë Shabani.
Refreni:
Bjeshka bjeshkën po e dvetë
Çelë Shabani ku na ka mbetë
N’fushë t’Nokshiqit bregut t’Limit
Tre t’pakokë pranë shtatit t’trimit.
Shtatë varrue tue ba gjamë
S’ka ç’me i pa e zeza nanë,
Ballë për ballë jeta dhe vdekja.
Dymdhetëmijë me tetë mijë veta.