>
LETERSISHQIP

Kanarina Po Këndon

Kanarina po këndon,
këngë me plot tinguj,
por kot,
sytë e mi u mbushën me lot.
Madje,
tingujt e këngës së saj të bukur,
të cilat din t'i këndoj vetëm një kanarinë,
po duken si tinguj vaji,
lotët e mi nuk i ndalin.
E di,
kanarinë e bukur,
sot vetëm për mua po këndon,
largohu,
mua vajin nuk po ma largon.
Po fillon zëri i saj i bukur,
t'i humb tingujt e saj,
po fillon të këndoj në vaj,
sa po ndjehem në faj.
Të lutem,
kanarinë e bukur,
kënga jote e bukur nuk është vaj,
mos i shëmto tingujt e saj.
Ik,
merre këngën e bukur,
këndoj malit,
me këngën tënde të bukur
të ushtoj qielli,
madje,
zëri yt i bukur,
meriton ngrohtësinë e rrezeve të diellit.
Zëry yt i bukur,
me tinguj plot,
nuk meriton lot,
ik,
këtu mos këndo dot.