Imer Raçi Poezi
Imer Raçi

Tema: Poezi Për Trishtim


Koha Do Të Mbetet E Njejtë

Vdekja ime,
nuk do të jetë fundi i botës.
Madje,
dielli do të lind përsëri,
zemrat do të dashurojnë,
e sytë e vashave të bukura do të lotojnë.
Madje,
përsëri koha do të mbetet e njejtë,
stinët do të sillen në rrotacion,
vetëm se unë nuk do i ndjej.
Madje,
nuk do e ndjej ngrohtësinë e rrezeve të diellit,
as freskinë e erërave dhe ftohtësinë e borës.
Kohën time të jetës,
pikëllimet dhe gëzimet,
e ngjyrosën me ngjyrat më të bukura,
ngjyra të cilat i ka zili edhe ylberi.

Kohës time të jetës,
pikëllimet dhe gëzimet,
i dhanë melodinë më të bukur,
melodi të cilat i ka zili edhe kanarina.

Kohën time të jetës,
pikëllimet dhe gëzimet,
e lagën me lot,
ujë të cilin e lakmojnë ujëvarat e botës.
E bukura e fundit të jetës në këtë botë,
E bukura e fillimit të jetës në amshim.

- Poezi nga Imer Raçi


- U dërgua nga Imi123 -


{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0