>
LETERSISHQIP

Tradita Shqiptare

Këng e gjelit
i gdhirë edhe nga rrezet e diellit,
zjarri po ndizet
buka kallamoqe e gatshme të piqet,
qingjat blegërojnë
qumshtin në çep po e vlojmë,
djathi po servohet në sofrën tan'
sa mëngjes i shijshëm këtu në vatan,
Kullosat u mbushën me bagëti
saxhat mbi zjarr'
për drekë po piqet fli,
yndyra po vlon
flinë më të shishme e bën,
sofra të shtruara
vajzat rreth saj të rrethuara
me t'halluesa në dorë
bakllavat me i t'halluar,
as këngët shqipe me qiteli, sharki def e tupan nuk ndalen dot
më e bukura dasma shqiptare
sot e për mot,
burrat me plisa e veshjet kombëtare
të mbledhur në odë
të rrethuar rreth sofrës së madhe
arsim, shkencë, histori e fjalë të urta
sa e bukur TRADITA SHQIPTARE.