Tema: Poezi Për Stinët

Verë E Vonuar

E doja një verë, ku dielli ngroh pa kufi
Ajo po me zhgënjen se çdo dite me shi;
E doja një verë, ku dalim me shoqëri
Jo një verë me plot monotoni;
E doja një verë, ku gruri alltanoset më shume se ari
Dhe aty pak u zhgënjeva, më I dobët karati’;
E doja një verë me lule plot
Vera më zhgënjeu e ua mbushi petalet, çdo ditë me lot;
E doja një verë më ndryshë, disi me ngrohtësi engjëllore
Ajo më zhgënjeu më dha ndjenja të më hershme vjeshtore;
E doja një verë, ku kërkoj syzat për sy
E jo në ty verë te mos harroj çadrën se do të bien shi;
E doja një verë të butë, të ngrohtë e të qetë
Ti verë po llastohesh e s’po e len diellin të dal nga retë;

Pse verë po llastohesh?

- poezi nga Imer Raçi


- Poezia u dërgua nga Imi123 -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.2 / Votuan:  5