Imer Raçi Poezi
Imer Raçi

00:00

Gjithçka fillon nga asgjëja
A përfundon gjithçka në asgjë?
Pyetje enigmatike
Nuk u befasova edhe nga ty
Erdhe me asgjë e mendoja që ishe gjithçka.
Sa shumë të vlerësova
Dhe vetëm atë që ti thoje unë e besoja
E kuptova dhe ti ishe një asgjë
Sa keq që çdo gjë që kishim mbeti ashtu si filloj
Pra, asgjë
Epo nga asgjëja filluam
Asgjë ishim
Diçka u bëmë
Asgjë mbeti
Mendo për mua
Mendoj për ty
Mbeti asgjë
Dhe akrepat puthen e puthen në saktësi
Por mbeten asgjë kur rrotacioni ndalet
U ndal impulsi i dashurisë
Mendo për mua,
Mendoj për ty...

- Poezi nga Imer Raçi


- U dërgua nga Imi123 -


{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0