Tema: Poezi Për Trishtim
Nëntor, Le Një Djep Nën Rrënoja E Nën Gur'
Këtij Nëntorit i iku ngjyra e kuqe
Ai ka mbetur në Zi
Flamuri valon në gjysmë shtize
Pa ndjen festive erdhe Nëntor ti.
Le një djep nën rrënoja e nën gur'
Pa nënë ta përkund me dur'
Pa fëmijë mbeti ai djep,
Dhe Ninulla e kënduar u rjep.
Shqiponja shihet në bjeshkë tek loton,
Shkëmbinjët atje mbahen të fortë,
Ato janë themele të Nënës Shqipëri,
Flamuri po valon në gjysme shtize,
Nëntor, erdhe në Zi
- poezi nga Imer Raçi
- U dërgua nga Imer Raçi -
Kartolina (2)
Krijo Një Kartolinë
Të Gjitha
STORY
Komente mbi këtë krijim
{{uname}}