Imer Raçi Poezi
Imer Raçi

Tema: Poezi Shprese


Pritja

Pritja që po zgjatet e po më tret
Ani pse në stacionin e kohës ende pres,
Shiu më lag e vetëtima nuk më vret
Unë, aty i lagur, përsëri në pritje mbes
A do të ndaloj së prituri një ditë
Nuk e di
Në pritje do jem edhe kur s’më sheh njeri
Kalldrëmet që kam shkelur
Do t’i lajë shiu, e do t’m’i humbë çdo gjurmë,
Mirëpo, mes vargjeve do të jetoj unë.

- Poezi nga Imer Raçi


- U dërgua nga Imi123 -


{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0