TEKSTESHQIP

Inis Neziri
Shpirt I Lirë
Lyrics

Pse natës ju fik fryma,
E mekur mbet pa dritë,
Një urë pafund,
Që merr gjithë dashuritë.

Por koha s’ndal,
Kur shpirtin tënd kërkoi,
Do gjejë një udhë,
Tek ty të më dergojë.


Fluturim pa krahë,
Sa larg do shkosh,
A e di se ndihem bosh...
Shoh fotografitë,
Buzëqeshjen,dritë,
Mijëra ëngjëj, perënditë.

Refreni:
S’e harroj,
Çmendurisht pa fat,
Ti vallëzon,
Mbi re kete natë.
Do kujtoj,
Ikjen pa lamtumirë,
Dhe shikoj,
Shpirtin tend të lirë.

Nje flutur më afrohet,
Ky shpirt i vetëm s’rri,
Ne dorë e mbaj,
E mbush me dashuri.
Ndër lot,
I lutem të qëndroj,
Një çast në jetë,
Nuk mundem ta harroj.


Largomë terrin,
Më sill dritën,
Largomë dhimbjen,
Edhe frikën,
Ti më prit atje ku je,
Lutem dhe sot si dje.
Hapat t’i dëgjoj çdo ditë,
Siluetë me vjen si dritë,
Dua në krahë të të mbaj,
Si më parë.