TEKSTESHQIP

Irfan Blakçori
Antigona
Lyrics

Fjollë fjollë bie bora
bora e parë e jonë
oh, sa më ngrohi dora
Antigona, Antigona

Në gjoksin tim ti mësove
valsin e parë të dashurisë
oh, sa mirë që nuk harrove
ditët tona të rinisë

Antigona, Antigona
bora zbardhi flokët tona
Antigona, Antigona
bora nuk prek zemrat tona

Antigona, Antigona
bora zbardhi flokët tona
Antigona, Antigona
bora nuk prek zemrat tona

Bie borë fjollë fjollë
dimër në ne, më nuk ka
në degët e mija ti je mollë
me askënd unë nuk të ndaj

Në sytë e tu në thellësi
lundron barka e jonë
të dua, më do gjithnji
Antigona, Antigona

Antigona, Antigona
bora zbardhi flokët tona
Antigona, Antigona
bora nuk prek zemrat tona

Antigona, Antigona
kjo këngë është e jona
Antigona, Antigona
ardhmëria është e jona

Antigona, Antigona
kjo këngë është e jona
Antigona, Antigona
ardhmëria është e jona

DËRGOI: