Tema: Poezi Për Stinët

Ne Vel Te Dimrit

Mblidhen rete koke me koke
dhe mes tyre kuvendojne,
si ta mbrojne disi kete toke,
me qilim te bardhe ta shtrojne.

E fushen qe ne heshtje pret
ta bejne nuse ne kete stine,
vel te bardhe t’i qepin vete,
e te bardhe t’ia bejne stoline.

Dhe papritmas zgjaten krahet,
cdo gje veshin me bardhesi,
per ca caste cdo gje zbardhet,
si t’ish bere kjo me magji!

- poezi nga Islam Balaj


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  5