Tema: Poezi Për Gjuhën Shqipe

Gjuha Shqipe

Kur ne sulm hodhen turqit
Hordhite e pambaruara,
Keshtjellat e sintakses
S'i muar,qe s'i muar.

Ne bedena poemash
Popullore mbeten
Kufoma divanesh e
Kufoma bejtesh.

Kur pane se gjuhes
S'i hodhen dot prangat,
Leshuan drejt saj
Gjithefare merimangash.

Prapashtesa dhe pjeseza
E lidheza se prapthi
Te bukuren gjuhe
Ta benin lesh arapi.

Ne percartje ta kthenin,
Ne delir,ne jerm.
Ishin vite te renda,
Ishin shekuj plot helm.

Te te benin ty,donin,
Shqiperi memece,
Por ja,erdhi Naimi,
Si yll mbi ty ecte.

Doren e zbehte
Mbi balle ta vuri,
Te te hiqte zjarrllekun
Prej te semuri.

Dhe vdisnin pjesezat,
Thaheshin merimangat,
Ndriste si perlat
Poezia e madhe.

Kjo gjuhe qe provoi
Akrepet e shkretetires,
C'do te thote percartje
E di,oh,e di mire.
E di c'do te thote
Kllapi,hermetizem
Qofte e ardhur nga Roma,
Qofte e ardhur nga Parisi.

Kjo gjuhe martire,
Lehone e perjeteshme,
Qe lindi mes dhembjesh,
Art i te pavdekshmeve.

- poezi nga Ismail Kadare


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.4 / Votuan:  120