Më mbaj mend (për 1 muaj)

Nuset Me Duvak

Ne qafa malesh dite e nate ikte
Karvani i krushqve hypur mbi potkonj e hingellima.
Rruga ishte e larget,
Te benin me dore
Mallet me shamia resh plot bubullima.

Ecnin kenget, zakonet, ritet e lashta
Mbi vetmine e rruges,
Nen te ftohtat arme.
Duvaku mbulonte fytyren e nuses,
Siç mbulon perdja e teatrit nje drame.

Karvane dasmash,
Spektakle levizese grykave plot jehona,
Te vetmet gastrole ne malet tona.

- poezi nga Ismail Kadare


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4 / Votuan:  1

Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet