Më mbaj mend (për 1 muaj)

Perendimi

Ja dhe perendimi,
Bota kapitaliste,
Me stuardesa te bukura,
Me drita te shumengjyreshme.

Eci mbi perendimin,
S’lexoj reklamat e ndezura
Por tymrat e fabrikave,
Floket e tyre te zeza.

Nen oxhaqet gjigande
Celik punetoret shkrijne.
Nga zemerimi u çohen
Floket uzinave.

Mirembrema perendim!
Cdo gje eshte e qarte
Reklamat ndritin poshte,
Oxhaket nxijne larte.

- poezi nga Ismail Kadare


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  3.6 / Votuan:  37

Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet
Duke u ngarkuar... Prisni ju lutem
Shiko të gjitha komentet