>
BIOSHQIP

(1937-2020)

Biografia
Ismet Peja është këngëtar i këngëve të vjetra qytetare dhe është i biri i Musa Pejës, i cili ishte po ashtu këngëtar i melosit shqiptar. Që në fëmijëri prej moshës 13/14 vjeçare filloi të merrej me muzikë. Sukseset më të mëdha i arriti me shoqërinë muzikore “Hajdar Dushi”, me të cilën kishte prezantime të shumta në TVP dhe Radio Prishtinë.

Në Qershor 1970, Ismet Peja merr pjesë në Akordet E Kosoves 1970 me këngën "Ne Agim Heret U Qova".

Albumi i tij i parë doli në vitin 1986 me orkestrën e "Hajdar Dushit". Gjerë tani ka publikuar një numër të madh të albumeve muzikore dhe 4 videokaseta.

Në vitin 2005 nxori një album me djalin e tij, këngëtarin Visar Peja.

Më datë 12 Qershor 2010, Ismet Peja & Burim Mehmeti publikojnë videoklipin "Knoma Kengen Sa T`jam Gjalle". Muzika e këngës u punua nga Besim Bunjaku, teksti u shkrua nga Besim Bunjaku.

Më datë 7 Qershor 2011, Ismet Peja & Xeni publikojnë videoklipin "Hajt T'ja Thojme Nje Kenge Te Bukur".

Më datë 23 Dhjetor 2011, Valbona Halili, Shyhrete Behluli & Ismet Peja publikojnë videoklipin "Baba E Nona Të Kan Rrit".

Më datë 28 Dhjetor 2012, Xeni & Ismet Peja publikojnë videoklipin "Hajt Tja Thojm Nje Kang Te Bukur".

Në vitin 2012, Ismet Peja & Vellezerit Mziu publikojnë albumin "Këngë Të Vjetra Qytetare".

Më datë 22 Prill 2013, Ismet Peja & Visar Peja publikojnë videoklipin "Robi Plaket Kur Don Vet".

Më datë 20 Maj 2013, Ismet Peja publikon videoklipin "Nuseron Jarja Me Ty".

Më datë 24 Tetor 2013, Ismet Peja publikon videoklipin "Me Kange Te Mija Jeni Rrit".

Ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare ikona e muzikës së mirëfilltë shqiptare, Ismet Peja. Ai është ndarë nga jeta në orët e para të mëngjesit të së hënës, 23 Nentor 2020 ndërkaq lajmin për vdekjen e ka bërë të ditur djali i tij, Visar Peja: “Nuk dija ndryshe, as nuk munda ndryshe ta lajmëroj largimin tënd nga kjo jetë. Pusho i qetë se tek ne ke ngelë i përjetshëm. Të fala i bën mamës jaran”, ka shkruar Visari.
KATEGORI: