>
LETERSISHQIP

Kërkon Te Hesht, Kur...

Ju që i shpërlani duart ne lotin e fëmijëve
E mbushni barkun në strajcën e skamnorit
Plot djersë, mall, dhimbje e vuajtje ne mërgim
Unë te hesht, kur
Buzëqeshjen me blozë e ndytë në maternitet
Ushtarit patericën ne ankande e veni
Shqipërisë si në bahçe te babës frytet i merrni
Si limon e shtrydhni ju hora në fund zgërdhiheni
Shfryheni ne bordele, kazino me gjak populli parfumoheni
Rënkon toka e koha kah ecni e ngisni limuzina
Unë te hesht...
Me kërkoni
Te përmjerr ardhmërinë t’i gris ëndrrat
Unë te ulem ne sofër te ndaj tortën me ju
Te ma rrjepëni ndërgjegjen te qepni prezervativ
Fantazme te shëtitëm gjirizeve tuaja
Pse mi ofroni prapanicës një stol te bute
Te hesht, mos te shoh mos te këndojë
Pirdhuni, ore e çast do përleshemi ne arenën e jetës!!!