>
BIOSHQIP
Biografia
Jeton Gashi, i njohur me emrin e artit J Gashi, eshte nje kengetar me origjine Kosovare por jeton ne Durres. Eshte CEO i Lumination Studio, ku prodhon dhe kenget e tij. Ndodh që edhe një arbitër futbolli ka dëshirë për të kënduar.

Në vitin 2014, Jeton Gashi merr pjesë në The Voice Of Albania 4.

Në Shtator 2016, J Gashi merr pjesë në Kënga Magjike 2016 me këngën "Sexy Girl".

Në Tetor 2018, J Gashi merr pjesë në Kënga Magjike 2018 me këngën "Hola".

Më datë 16 Maj 2019, J Gashi publikon videoklipin "Dope".

Më datë 15 Shtator 2020, Ganja publikon videoklipin "U Knaqem Tu Knaq (Remix)", në bashkëpunim me J Gashi & EngliVersal.

Më datë 27 Tetor 2022, Son Of Selo publikon videoklipin "A Më", në bashkëpunim me J Gashin. Tekstin e këngës e punuan në bashkëpunim J Gashi & Son Of Selo.

Më datë 19 Mars 2023, Drenz publikon videoklipin "Zemra", në bashkëpunim me J Gashin. Teksti i këngës u përgatit nga vetë Drenz, teksa për arranzhimin u kujdes EngliVersal. Produksioni audio u realizua nga EngliVersal.

Më datë 7 Janar 2024, Gerard publikon videoklipin "E Omël", në bashkëpunim me Zani & J Gashin. Muzika e këngës është shkruar nga vetë Gerard.