>
BIOSHQIP
Biografia
Jasmina ka lindur në Firenze/Itali ku dhe jeton aktualisht dhe vazhdon studimet për Optikë dhe Optometri në Universitetin e Firenzes. Pasionin për muzikën e kanë zbuluar të parët prindërit e saj. Ajo ndoqi katër vjet shkollë fillore "G. Mameli" në Firence e me pas shkollën fillore "Pjetër Budi" në Tiranë. Hobi i saj është muzika e gjuhëve të huaja. Këndon prej 5 vitesh. Ajo ka marrë pjesë në disa festivale dhe ka arritur përherë të marrë me vete çmime të rëndësishme. Këngëtarja e saj e preferuar është Ariana Grande. Jasmina gjithashtu pëlqen të publikojë në platforma online, si YouTube, këngë të kënduara nga ajo. Ajo fitoi vendin e parë në Festivalin e zërave të rinj në mars 2015 në Tiranë me këngë të shkruar dhe orkestruar nga Agim Rreza.

Ajo merr pjesë në programin Festivali Ndërkombëtar i Gjuhës dhe Kulturës. U prezantua me këngën "Si fluturim" që fitoi vendin e parë dhe perfaqesoi vendin e tij në Rozhë, Mal të Zi në festivalin "Zlatna Pahulja" ku morën pjesë fëmijë nga Evropa.

Në Qershor 2015, Jasmina Hako merr pjesë në JESC 2015 me këngën "Do Te Vij Nje Dite", te shkruar nga S. Marsi dhe E. Mulla.

Në Qershor 2016, Jasmina Hako merr pjesë në JESC 2016 me këngën "Si Fluturim", ku zuri vendin e dytë.

Në vitin 2018, Jasmina Hako merr pjesë në Voice Kids Albania.

Në Shtator 2018, Jasmina Hako merr pjesë në Junior Fest 2018 me këngën "Happy".

Më datë 3 Shkurt 2023, Jasmina Hako publikon videoklipin "Sikur".

Në Dhjetor 2023, Jasmina Hako merr pjesë në Festivali I 62-Të Në Rtsh me këngën "Ti".
KATEGORI: