>
BIOSHQIP
Biografia
Jehona Shaqiri është themeluese e Rock Bandit të parë shqiptar “Terrorr” (solo kitariste) në vitin 1994. Ka qenë pjesëmarrëse në shumë koncerte të Kosovës, një ndër to “Wood Stock” në Pejë, deri tek “Akordet e Kosovës” në vitin 1995 me Rock Grupin “Terrorr”. Jehona ka përfunduar studimet në Akademinë e Muzikës, instrumenti piano. Kompozitore e shumë artistëve në këngët e festivaleve për fëmijë, ku është vlerësuar disa herë me çmime të para si p.sh “Festivali Bletëzat” e deri tek “Artistet e Kosovës”, si edhe çmimi i parë në “Kosova Fest 2007” me këngëtaren Venera Imeri. Themeluese e Jehona Band, ku Jehona është vokaliste dhe kitariste, duke promovuar artin shqiptar: në Sofje, Zyrih, Berlin, Selanik etj.

Kompozitore-kitariste-kengetare
Akademia e muzikes-Tetove
Vendbanimi Prishtine - Tetove
Aktualisht antare e bandit JehonaBand (vokal kitare)

Më datë 14 Nëntor 2016, Jehona Shaqiri publikon videoklipin "Ku Jam Une E Ku Je Ti".

Më datë 9 Korrik 2018, Hekurani publikon videoklipin "Sa Shume Lote", në bashkëpunim me Jehona Shaqiri. Muzika e këngës u punua nga Hekuran Krasniqi, teksti u shkrua nga Hekuran Krasniqi.

Në Shtator 2022, Jehona Shaqiri merr pjesë në Kënga Magjike 2022 me këngën "S'dua".

Më datë 17 Shkurt 2024, Jehona Shaqiri & Robert Berisha publikojnë videoklipin "Ma E Mira". Muzika e këngës u punua nga vetë Jehona Shaqiri, teksti u shkrua nga Petrit Sefaj, ndërsa për orkestrimin u kujdes DuoBass Records. Videoklipi u prodhua nga Kotorri, ndërsa produksioni audio u realizua nga DuoBass Records.