>
BIOSHQIP

Jehona Sopi: Larg Rrjeteve Sociale

04-05-2013
Jehona Sopi ka thënë se aktualisht i është përkushtuar maksimalisht familjes e sidomos vajzës së saj të vogël dhe nuk ka kohë për asgjë tjetër. “Po mundohem të shijoj këtë periudhë në maksimum. Nuk është fëmijë i zhurmshëm dhe më kënaq. Kam pasur një shtatzëni shumë të vështirë, sidomos në katër muajt e parë, por në fund ia vlejti. Emri i vajzës, Aria, vjen nga ariet që i pëlqej shumë. Është emër latin dhe gjithashtu kështu e kishte emrin hoteli i muajit tim të mjaltit”, ka deklaruar këngëtarja gjatë pjesëmarrjes në emisionin Pasdite në Top Channel.



Ajo, gjithashtu, ka shprehur indiferencën ndaj rrjeteve sociale që janë bërë tashmë prej vitesh pjesë e jetës sonë. “Nuk kam as Facebook, as Twitter. Gjërat personale dua të jenë të miat dhe t’i shijoj vetëm unë”, ka theksuar Jehona.
(Telegrafi)