>
BIOSHQIP

Jehona Sopi E Veshur Me Trëndafila

07-06-2013
Këngëtarja Jehona Sopi i është rikthyer pranisë nëpër evente dhe nuk kishte si të mungonte ajo në “Videofestin Muzikor 2013’. E veshur me një fustan me lule përkrah bashkëshortit të saj, ka kaluar nëpër tapetin e kuq, ndërsa në këët event është vlerësuar për “Best Styling”, por nuk e dimë nëse organizatorët e VFM e kishin fjalën për veshjen e asaj mbrëmje, apo për atë që shihet në baladën e saj të bukur “Unë do ti laj këmishat e tua”. Ndërsa fustani i saj i veshur në këtë event ishte punuar si gjithmonë nga Valdrin Sahiti, ku ky i fundit ishte edhe stilisti kryesor i kësaj mbrëmje, megjithëse femrat e tjera të shoë-bizit kishte nga ato që ishin veshur edhe më bukur dhe origjinale, ato nganjëherë nuk guxonin të flisnin për veshjen e tyre, përvec Elvanës e cila me zgjuarsi dhe kritikë duke dëgjuar vetëm emrin e stilistit tha se se fustanin e kishte qepur vetë.
(Maksim Gjokaj/teksteshqip.com)

Jehona Sopi E Veshur Me Trëndafila