A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Jehona Sopi
  • Origin:
  • Prishtinë 
  • Residence:
  • Kosovë 
  • Age:
  • 38
  • Birthday:
  • 16 October 1980
  • Zodiac sign:
  • ♎ Peshorja
Choose star rating

Rating:  4.4 / Votes cast:  58
Music genres: Pop

Jehona Sopi is a popular singer. Shkollen e msesme e kreu ne Prishtine. Ajo ka marre pjese ne shum festivale dhe ka fituar mjaft çmime. Tashmë si një këngëtare e afirmuar, Jehona Sopi ka arritur të pushtojë skenën muzikore dhe zemrën e mijëra adhuruesve. Ka filluar të këndojë që e vogël, e njëkohësisht është paraqitur edhe në spektakle të ndryshme bukurie. Me zërin e këndshëm, sharmin dhe paraqitjen mjaft tërheqëse skenike, ajo nuk është vetëm e pëlqyer dhe adhuruar në Kosovë, por edhe në Shqipëri, Maqedoni etj. Përveçse është një këngëtare, ajo në radhë të parë është dhe një vajzë me ndjenja dhe emocione. Jehona është shprehur se dëshiron që të jetë gjithmonë në shoqërinë e njerëzve të saj të dashur, që urren vetminë dhe që nuk donte të rrinte kurrë vetëm.

PASAPORTA:
Gjatësia: 1.70m
Pesha: 60 kg
Ngjyra e syve: E kaftë
Ngjyra e flokëve: Të ngjyrosura në të bardhë
Ushqimi i preferuar: Ushqimi i thatë
Muzika e preferuar: Pop
Këngëtarja e preferuar: Anastacia.
Filmi i preferuar: "Catch me if you can"
Aktori/ja i/e preferuar: Roberto de Niro dhe Julia Roberts
Vendi i preferuar për dalje: "Bamboo" dhe "City Park"
Pija e preferuar: Lëngjet e pemëve
Ngjyra e preferuar: E kafta
Talenti sekret: Imitimi
Motoja: Secili njeri që ka dëshirë të realizojë një ëndërr, nëse ka vullnet të
madh, dëshirë të flaktë dhe nëse punon shumë, do ta realizojë.

Në vitin 2000, fiton çmimin "Paraqitja më e mirë skenike" në Show fest.

Në Nëntor 2003, Jehona Sopi merr pjesë në Kënga Magjike 2003 me këngën "Tash Dhe Perseri", në bashkëpunim me 02.

Në Dhjetor 2004, Jehona Sopi merr pjesë në Zhurma Show 2004 me këngën "Jam Ajo Qe Jam".

Në vitin 2003, Jehona Sopi publikon albumin "Jam Ajo Qe Jam".

Më datë 28 Mars 2007, Jehona Sopi publikon videoklipin "Pervjetori". Me këtë këngë, Jehona Sopi merr pjesë në VFM 2007, ku u shperblye me çmimin "Videoklipi me stylingun më të mirë".

Në Nëntor 2007, Jehona Sopi merr pjesë në Kënga Magjike 2007 me këngën "Fustani I Bardhe", ku shperblehet me çmimin "Best Vokal" si dhe Cmimin e pestë.

Në Maj 2009, Jehona Sopi merr pjesë në Top Fest 6 me këngën "A Do Plakemi Bashke", ku merr çmimin "Best Female".

Në Maj 2009, Jehona Sopi merr pjesë në VFM 2009 me këngën "Marramendja".

Më datë 4 Korrik 2010, Jehona Sopi publikon videoklipin "Work It Girl". Me këtë këngë, Jehona Sopi u paraqit në këto festivale: Netët e Klipit Shqiptar 10 (2011), VFM 2011 (2011).

Më datë 31 Maj 2011, Jehona Sopi publikon videoklipin "Këtë Verë". Muzika e këngës u punua nga Darko Dimitrov, teksti u shkrua nga Big Basta, ndërsa për orkestrimin u kujdes Darko Dimitrov. Videoklipi u prodhua nga Entermedia. Me këtë këngë, Jehona Sopi merr pjesë në Netët e Klipit Shqiptar 11 në vitin 2012.

Në vitin 2012 njerr nje super balade e cila titullohet "Unë do ti laj këmishat tua", nje kenge e thellë e cila ju kushtohet te gjitha femrave ne bote . Edhe kjo kenge poashtu eshte shoqeruar me nje videoklip nga "EnterMedia".

Më datë 28 Shkurt 2013, RTV21 Stars publikon videoklipin "Vendi Im".

Në Prill 2013, Jehona Sopi merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 12 me këngën "Unë Do Ti Laj Këmishat E Tua".

Në Qershor 2013, Jehona Sopi merr pjesë në SVFM 2013 me këngën "Unë Do Ti Laj Këmishat E Tua".

Më datë 17 Dhjetor 2013, Jehona Sopi publikon videoklipin "Të Shkuara". Muzika e këngës u punua nga Armend Regjepagiqi, teksti u shkrua nga Aida Baraku, ndërsa për orkestrimin u kujdes Darko Dimitrov. Videoklipi u prodhua nga Entermedia. Me këtë këngë, Jehona Sopi u paraqit në këto festivale: Netët E Klipit Shqiptar 13 (2014), Kënga Magjike 2013 (2013).

Më datë 5 Qershor 2015, Jehona Sopi publikon videoklipin "Caje Sukarije (Remake 2015)", në bashkëpunim me Esma Redzepova. Muzika e këngës u punua nga Zzap And Chriss, teksti u shkrua nga Big Basta, ndërsa për orkestrimin u kujdes Darko Dimitrov. Videoklipi u prodhua nga Fab3 Productions.

» Edit Bio »

» Song Lyrics »

Submissions by:  Annonim  


More news about Jehona Sopi »




Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019