>
BIOSHQIP

Rikthehet Në Skenë Grupi Jericho

31-01-2014
Rock grupi ikonik shqiptar, Jericho, do të realizojnë rikthimin e tyre në skenën e muzikës shqiptare pas një kohe shumë të gjatë. Këtë ata do ta bëjnë në skenën e madhe të Industry club. Jericho ka shumë kohë që nuk kanë mbajtur ndonjë performancë dhe që nuk kanë lansuar ndonjë këngë të re. Sidoqoftë kjo do të ndryshojë më 15 shkurt, kur në festën nxehëse para përvjetorit të Pavarësisë rock grupi do të performojë në skenën e Industry club. Kjo do të jetë performanca e parë e grupit rok pas një vite e gjysmë dhe ata pritet të performojnë pos hiteve edhe shumë këngë të reja, në atë që pritet të jetë ‘shoë’ ekskluziv. Ky do të jetë koncerti i parë pas rikthimit të Jerichos, prandaj nuk bën të mungoni...
(Telegrafi)

Rikthehet Në Skenë Grupi Jericho