>
BIOSHQIP
Biografia
AUTOBIOGRAFI:
Shkodra është vendlindja ime ku dhe kam nisur karrieren time si muzikant. Kam ndjekur studimet në shkollën e muzikës “ Prenk Jakova” dhe më pas Akademinë e Arteve, profili, Kompozicion. Fillimet e para të mia artistike shënojnë vitet ’92 kur u krijua grupi “E nesermja”. Jetmir Mehmeti - tastierë, Dorian Golemi -Kitarrë solo, Pranvera Sula - Kitarrë bas ,Shpetim Taraboshi- Bateri, Ervin Bushati & Aleksander Tuka -kengetarë solist.
Dalja e pare e grupit “E nesermja” ishte në Kinema Verore. Ky grup nuk pati jetëgjatësi duke u riformuar me emra të tjerë si : Fred Palushi- Kitarrë solo, Bruno Abati- kitarrë bas, Bledar Vujoshi- bateri, Ervin Bushati & Aleksander Tuka, solist.
Tashmë, duke ndryshuar dhe formacioni, grupi del në skenë nën emrin “Mister”, në Gusht të’93 në Teatrin “Migjeni”.Grupi “Mister” u drejtua drejt rrymës disko dance, me disa kushte teknike thuajse inegzistente. Ketu grupi fillimisht, u prezantua me kengën “Vlera X”, por me një tjeter tekst. Kjo këngë pati impakt në publik ,si rrjedhoj lindi dëshira që kjo këngë të ishte pjesmarrëse në festivalin e RTSH-së. Grupit ju shtuan dy zëra femëror Orjeta Kelaj, Enkelejda Zefi përkrah Ervin Bushatit dhe Aleksander Tuka. Kënga “Vlera -X” Muzika : Jetmir Mehmeti ; vargjet nga Haxhi Rama & Alqi Boshnjaku; orkestrimi: Alfred Kaçinari.
Viti ’95 – Pjesmarrje në “Kenget e Stinës” me këngën “Nuk është Babilon”, solist Ervin Bushati & Jetmira Alushi. Muzika : Jetmir Mehmeti ; vargjet : Vangjel Kozma ;Orkestrimi : Shpetim Saraçi
Viti ’96- Pjesmarrje në “Kenget e Stinës” ,me këngen “Kulti im, dita ime”: Muzika: Jetmir Mehmeti vargjet nga Vangjel Kozma, orkestrimi nga Shpetim Saraçi. Solist Ervin Bushati & Odeta Katundi
Viti ’96- Festivali I 35 –të në RTSH “Krimi nuk jam unë” Muzika: Jetmir Mehmeti ; vargjet – Vangjel Kozma ;Orkestrimi- Shpetim Saraçi
Viti ’97 -Në krijimtarinë e grupit eshte dhe kënga “Në ëndërr”, vargjet nga Irhan Jubica.
Viti ‘99- Pjesmarrje në kënget e Stines ,kenga “Fund shekull” -Muz & Orkestrimi: Jetmir Mehmeti; vargjet : Vangjel Kozma
Vitet 2000- Kenga “Muri” pjesmarrje në “Kenget e stinës”. Muz & Orkestrimi :Jetmir Mehmeti , vargjet: Vangjel Kozma
Albumi artistik i grupit “Mister” eshte pasuruar dhe me përpunime muzikore.
Viti 1996 Pjesmarrje në aktivitetin “Kenga e muzikes Shkodrane e perpunuar” me kengen “Mori drandofillja e bardhë”
Viti 2000 Perpunimi i kenges “Jepma mollen”