U Ula Në Fillim Të Vetëvetës
Në kujtesën time
u ula
dhe prita e prita
gjerë sa të gjitha përfundimet
i nisa nga fillimi.
E vërteta fashiti ëndrrat, derisa
kuptimi e hupi kuptimin e vet,
koha tha se u përkiste kohanikëve të djallit.
kësi soji besimi u konvertua në pabesim,
një ligate kohe u dha forcën të ligave
shpresa dhe dëshira u shndërruan në iluzion,
koha paska qenë e tyre, e vërteta e pavërtetë,
fjala heshtje.
dhe jam unë që u zgjova
nga kujtesa ime
e fjetur në kujtesën tuaj
të rizgjuar.
Shikoj
grimcat e hapave të kohës, që grimcon
të ardhmen
mbështeta durimin
në lëvoren e kohës përdalë
mas vetes ma nuk shkohet
duhet t’i dal përpara.
Pushova
deri u lodhen të pamenduarat
e stinëve që po ikin një mbas një
derisa të çlodhet pushimi
zgjohemi pastaj.
U zgjua nga krevati i vet
vjeshta e një nate të vonë, me hënë.
vërshuan mendime për të nesërmen
dëshira u bë det dashurie,
notuam bashkë deri në ekstazë
Tani, pres e përcjell ngjarje
që ngjajnë në at uljen
në fillim të vetvetes
por fjetjet nuk rrinë më zgjuar
si at natë.
u ula
dhe prita e prita
gjerë sa të gjitha përfundimet
i nisa nga fillimi.
E vërteta fashiti ëndrrat, derisa
kuptimi e hupi kuptimin e vet,
koha tha se u përkiste kohanikëve të djallit.
kësi soji besimi u konvertua në pabesim,
një ligate kohe u dha forcën të ligave
shpresa dhe dëshira u shndërruan në iluzion,
koha paska qenë e tyre, e vërteta e pavërtetë,
fjala heshtje.
dhe jam unë që u zgjova
nga kujtesa ime
e fjetur në kujtesën tuaj
të rizgjuar.
Shikoj
grimcat e hapave të kohës, që grimcon
të ardhmen
mbështeta durimin
në lëvoren e kohës përdalë
mas vetes ma nuk shkohet
duhet t’i dal përpara.
Pushova
deri u lodhen të pamenduarat
e stinëve që po ikin një mbas një
derisa të çlodhet pushimi
zgjohemi pastaj.
U zgjua nga krevati i vet
vjeshta e një nate të vonë, me hënë.
vërshuan mendime për të nesërmen
dëshira u bë det dashurie,
notuam bashkë deri në ekstazë
Tani, pres e përcjell ngjarje
që ngjajnë në at uljen
në fillim të vetvetes
por fjetjet nuk rrinë më zgjuar
si at natë.
Kopenhage, Danimarkë 12 Korrik 1015
Më shumë nga Jeton Kelmendi
- Paralojë Me Pesë Variante
- Në Kohë Të Liga
- Shenjat E Kujtesës
- Në Cilin Stacion Zbret Fati
- Para (Shikim)
- Vitet I Bart Me Shpinë
- Krejt Çka Po Vijnë, Po Shkojnë
- Atdheu Im Ka Një Zakon Të Keq
- Jetojmë Në Parashikime
- Zbulesa
- Guxo Të Jesh Trim
- Portret Liriku Në Lirinë E Tij
- Do Të Të Them Diçka
- Pas Çdo Gjëje Mbaje Mend Harresën
- Mjafton Që Jam Diku
- Epilog
Komente 0