Pas Çdo Gjëje Mbaje Mend Harresën
Mos mbaj mend më shumë
se ç’duhet
kronistët më të ditur se ne
dinin shumë më pak të shkruanin
se kjo gjuhë pa alfabet
mbaje mend harresën
harresa ime e mirë
cuname të egra fryjnë në mendje
si te të harroj sa s’është vonë
këto ditë pranvere
trazime detesh në vargje poezie janë
në fjalë marshojnë
emri yt
brigjeve të shpirtit po ngjitet
ndërton kullën e vrojtimit
dhe as vetës s’mund t’i besoj
se si tinëzisht po hyn në mua
prej çdo gjëje, merre vetëm harresën
imagjinata jote
pandemi shekullore
që po të kapi, nuk të lëshon më
kacafytja me vetveten
sapo ka filluar.
se ç’duhet
kronistët më të ditur se ne
dinin shumë më pak të shkruanin
se kjo gjuhë pa alfabet
mbaje mend harresën
harresa ime e mirë
cuname të egra fryjnë në mendje
si te të harroj sa s’është vonë
këto ditë pranvere
trazime detesh në vargje poezie janë
në fjalë marshojnë
emri yt
brigjeve të shpirtit po ngjitet
ndërton kullën e vrojtimit
dhe as vetës s’mund t’i besoj
se si tinëzisht po hyn në mua
prej çdo gjëje, merre vetëm harresën
imagjinata jote
pandemi shekullore
që po të kapi, nuk të lëshon më
kacafytja me vetveten
sapo ka filluar.
Milano, Itali. 22 prill 2019
Më shumë nga Jeton Kelmendi
- Paralojë Me Pesë Variante
- Në Cilin Stacion Zbret Fati
- Në Kohë Të Liga
- Shenjat E Kujtesës
- Guxo Të Jesh Trim
- Do Të Të Them Diçka
- Fytyrën Time Kërkoj
- Para (Shikim)
- Heret Në Gjumin E Zgjuarjeve
- Portret Liriku Në Lirinë E Tij
- Jetojmë Në Parashikime
- Mjafton Që Jam Diku
- U Ula Në Fund Të Vetëvetës
- Zbulesa
- Atdheu Im Ka Një Zakon Të Keq
- Po Të Pres
Komente 0