LETERSISHQIP
Jeton Kelmendi
Jeton Kelmendi
Jeton Kelmendi

Ngjarje Që Duhet Të Ndodhë

Hodha dëshirën përpara
dhe me shpresa të mëdha, por edhe dilema
fillova t’i ndërtoj rrugët qe çojnë
te një e nesërme, pas kësaj që po e shohim

fundja, mendoj është e drejtë të mendoj mirë
se një e ardhme, kërkon rrugët, që
çojnë deri atje, ku qielli po e mbulon
njerëzimin me një dritë amorfe

gjëja që më së shumti i besova
por me arsye
të mbërrija vetveten, në at pikën e dëshiruar
m’u përzje me ëndrra,
prej së nisa të ëndërroj, deri në udhëkryqin
ku ndahen bashkimet

e kur desha t’i kap frerët e kohës
të ndalojnë shkuarje e ardhje
filluan ngjarjet që duhej të ndodhin
Sofje, Bullgari, Qershor 2019