>
LETERSISHQIP

Shoqëria Në Kohë Pandemie

I.

Vetëm vetja më shoqëron
vendin ua zuri të gjithë miqve
të gjitha mikeshave të dashura

dhe tani vetëm vetja më beson
kur i afrohem
të gjithë njerëzit e mi fillojnë
me numra
në fakt disa me shkronja në mesengjer
kjo i bie se më mbajnë larg,
larg edhe unë i mbaj
ti zotëri,
ti je i vetmi që nuk më frikëson
as nuk të frikëson
Zotëri vetvete.

II.

Ditët që kalojmë të mbyllur,
pa asnjë dalje
dalin vetëm mendimet dhe disa fjalë
rreth e përqark kuptimit

përditë ngjitëm në maje të
kujtesës
përnatë zbres te vetja ime
koha rri aty në shtratin e vet
si ta zgjoj
apo edhe koha po ia ka frikën
pandemisë Covid 19.

III.

E sotmja e jetës mbi kornizën
e të nesërmes
kur dashuria nuk guxon me dashtë
siç duhet
kështu na qenka kjo Pandemi

e imagjinate e përdalë
prej qejfit të pajisur me dilema
shuhet gati pa ndodhur
po sikur dikush
që kam ëndërruar, të më kërkoj
diç më shumë,
a jam unë, ai që kapërceu kohën
ose koha po harxhohet
në mua.
Dukaj, Rugovë, 10 prill 2020