>
BIOSHQIP
Biografia
Një ndër femrat më të bukura të ekranit shqiptar është Jonida Vokshi. Vajza me shumë talente ka një bukuri natyrale për të cilën shpesh herë komentohet pozititvisht. Jonida, e cila ka një emission të vetin në Digitalb, jep mësim në Akademinë e Arteve dhe gjithashtu është aktore, nuk e tepron kurrë me look-un dhe grimin. Pothuajse në të njejtën linjë, Jonida di të tërheqe vëmendje me thjeshtësinë e saj të admirueshme. Por shumë pak e dinë apo e mbajne mend debutimin e Jonidës në muzikë dhe pikërisht në ekranin e Top Channel-it në Mars 2004. Në edicionin e parë të Top Fest, Jonida u paraqit me këngën "Fli Tani".